Kush e mërziti Kapon? Reperi bën deklaratën e papritur: “Harrojnë se i njohim në jetën e vërtetë!”

Capital T është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm dhe më të komentuar, si nga mediat ashtu dhe nga publiku. Ai është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën private, por ndryshe ai është shumë aktiv në rrjete sociale.

Së fundmi këngëtari duket se është zhgënjyer nga rrjetet sociale dhe kryesisht nga njerëzit që mendojnë se mund arrijnë të trasformojnë realitetin.

Në një status për ndjekësit Kapo shkruan:

“Rrjetet sociale janë kaq qesharake, sepse njerëzit harrojnë që ne i njohim ata në jetën reale”, ka shkruar reperi, shkrimin e ka shoqëruar me disa emoji të qeshurash.

Deklarata e tij është e përgjithshme dhe ende nuk dihet se kujt i adresohet ky zhgënjim.