Nuk ka mundësi! Gigi Hadid publikon foton me njeriun e shtrenjtë dhe na bëri të fërkojmë sytë…

Megjithëse kanë kaluar plot tetë muaj nga lindja e vajzës së tyre, Gigi Hadid dhe Zayn nuk e kanë zbuluar ende portretin e vogëlushes.

Pavarësisht kësaj, çifti i famshëm nuk i ka kursyer disa foto të bebushes në rrjete sociale.
Sot modelja 26 vjeçare ka publikuar një fotografi me Khai-n, dhe na ka bërë të fërkojmë sytë. Postimet e së voglës në rrjete sociale janë aq të rralla sa askush nuk po e kupton si po rritet kaq shpejt!

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Për muaj të tërë ylli i pasarelave e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, derisa fansat e mësuan rastësisht nga Instagrami i saj në janar. /Afterparty.al