Pak ditë më parë një foto e Loredanës me një beb në krahë bëri lëmsh “rrjetin”. Në postim ajo kishte shtuar edhe një emoji me dy prindër dhe dy fëmijë, detaj ky që i bëri të gjithë të mendojnë se reperja dhe Mozzik u bënë prindër për herë të dytë dhe Hana me motër ose vëlla.
Pas kësaj, burime pranë “Prive” mësuan se fotoja ishte realizuar nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë çiftin përmes një dueti. Në qendër të këtij projekti muzikor do të jetë familja dhe për këtë arsye do të ilustrohet rrugëtimi i krijimit të saj.
Dhe duket se burimet nuk kanë gabuar!
Loredana dhe Mozzik kanë reaguar sot për herë të parë duke mohuar zërat se u bënë me një fëmijë tjetër. Këngëtarja 25 vjeçare ka ndarë vetëm pak minuta më parë një foto me yllin e ‘El Chapo” e ulur mbi shtrat pranë tij me mbishkrimin “No rich parents” që duket si moment i shkëputur nga klipi i ri! /Afterparty.al

