U dërgua me urgjencë në spital gjatë xhirimeve, Nick Jonas flet për herë të parë

Dje u raportua në mediat e huaja se Nick Jonas u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte lënduar gjatë xhirimeve të një projekti. Sipas “TMZ” bëhej fjalë për një dëmtim serioz por nuk u mësua se çfarë ndodhi ekzaktësisht.

Pavarësisht kësaj më vonë u raportua se se gjendja shëndetësore e aktorit ishte e mirë dhe se ai do të shfaqej në spektaklin “The Voice” ashtu siç ishte planifikuar.

Gjatë spektaklit, Nick foli për herë të parë për ngjarjen. Ai tha se ishte rrëzuar nga biçikleta dhe ka thyer një brinjë, por fatmirësisht po shkon drejt shërimit.

Këngëtari i njohur tha se ka edhe disa enjtje e shenja e të tjera nëpër trup dhe se tashmë e ka të vështirë të qeshë. /Afterparty.al