Sapo konfirmoi rikthimin me Ben Affleck?! JLO nuk lë më vend për dyshime…

Lajmet se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit pas 17 vitesh kanë “pushtuar” mediat rozë.

Aludimet nisën pasi dyshja mori pjesë në koncertin e “VAX Live” në Los Angeles e më pas udhëtuan Yellowstone Club në Montana. Thuhet se aktorët kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë.

Së fundmi, diva e muzikës nuk ka lënë më vend për dyshime me mesazhin që ka ndarë në Instagram për ndjekësit e saj.

“Aty ku ka dashuri, ka edhe mrekulli”, shkruhej në postimin e këngëtares, dhe fansat thonë njëzëri se kjo është një konfirmim për zërat që qarkullojnë lart e poshtë për rikthimin e saj me Ben Affleck.

Ndërkohë thuhet se Alex Rodriguez ndihet i shokuar nga JLO, pasi ajo është hedhur në krahët e tjetrit vetëm pak javë pasi i dhanë fund fejesës 2-vjeçare. /Afterparty.al