Marina Vjollca festoi dje 31 vjetorin dhe mes shumë urimeve që mori nga personazhe të njohur të showbizit, spikati ai i bashkëshortit Getoar Selimi dhe motrës, Luanës.
Pikërisht kur menduam se dedikimet në rrjete sociale për një nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar mbaruan, reperi kosovar na la të gjithëve pa fjalë.
Ai i ka bërë Marinës për ditëlindje një dhuratë që askujt nuk do i shkonte kurrë në mend. Ghetto Geasy ka bërë vetë një skulpturë me portetin e gruas së tij.
E mahnitur, ylli i “Klanifornia” ka ndarë dy foto të skulpturës së veçantë në Instagram dhe shkruan: “Me ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura në jetë! Të dua pafund Jeta ime. Veç lumturi më fal,”.
Duhet theksuar se kjo është një nga surprizat më të bukura që kemi parë ndonjëherë mes një çifti të njohur shqiptar! /Afterparty.al


