Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi lajmi se Sindi Loci u largua përfundimisht nga programi “Për’puthen”, aty ku edhe u bë shumë e njohur.

Si duket edhe një tjetër personazh ka vendosur të jetë i drejtëpërdrejtë me publikun duke u zbuluar se tashmë nuk është më pjesë e programit.
Përgjatë ditëve të fundit Riniani ka munguar në studion e “Përputhen”. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka zbuluar dhe arsyen. Konkurrenti është larguar përfundimisht nga programi.

Ai ka treguar se së shpejti do të sqarojë dhe arsyen e këtij vendimi, teksa ka falenderuar ndjekësit për mbështetjen. “Miq, faleminderit te gjitheve per suportin, kritikat edhe komplimentet e pafundme qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne Perputhen. Kam marre mesazhe te shumta per mungesen time, doja t’ju njoftoja ashtu si e keni pare, une nuk jam pjese e programit ka 3 jave, arsyet do vijne se shpejti! Faleminderit edhe shume mirenjohje per te gjithe ju! Ju dua shume”, ka shkruar Riniani.

