Nicki Minaj solli në jetë fëmijën e saj të parë në 30 shtator të vitit të kaluar nga lidhja me bashkëshortin e saj, Kenneth Petty. Reperja tha se ndihet shumë më mirë pas lindjes së djalit të pagëzuar me emrin Ninja, dhe është e lumtur që ka krijuar një lidhje të ngushtë me të.
E pyetur nga fansat nëse ajo ka përfituar nga pauza në muzikë, Nicki është përgjigjur: “Pyetje e mirë. Po. Ishte kaq e nevojshme për mua. E vlerësoj shumë që më prisni. Por po, ishte shumë i nevojshëm për rëndësinë që ka lidhja me djalin tim, që kam nisur të shkruajë dhe të bëj diçka tjetër për të cilën nuk dua të flas ende. Nëse e dini, e dini,”.
Ylli i “Barbie Tingz” gjithashtu theksoi se djali i saj e ka urryer muzikën rap që ajo bën, që kur ishte ende në bark.
“Më gjuante shumë fort. Kur isha shtatzënë mund t’i vendosja vetëm muzikë të qetë klasike/Enya etj. Ashtu ishte më i relaksuar”, është shprehur Nicki. /Afterparty.al
