EKSKLUZIVE/ 1,200€?! JO! Ja sa paguhet Luana Vjollca për një postim në INSTAGRAM!

Instagrami sot është një nga rrjetet sociale më të preferuar prej të rinjve, por nese je i famshëm, me influencë apo një brand i fuqishëm në treg, mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të fituar para. Jo vetëm yjet botërorë paguhen shumë pasi edhe shqiptarët s’mbeten pas.

Ditët e fundit po qarkullon me shpejtësi lajmi sa paguhen disa nga vajzat e famshme të ekranit dhe ndër to ishte edhe shifra sa supozohej të fitonte në Instagram “showgirl”-i shqiptar Luana Vjollca.

Në media u tha se “Luana reklamon kryesisht kremëra ose produkte të ndryshme “make-up”-i dhe paguhet rreth 1200 € për një postim.” POOOR jo!

Afterparty.al ka siguruar ekskluzivisht vlerën e vërtetë të çmimit për një postim në feed-in e Instagram të Luana Vjollcës dhe është 5000€, por shifër kjo që mund të kalohet, por jo më poshtë.

Po, po e lexuat mirë! 5,000€ dhe jo 1,200€ siç thuhet lart e poshtë!


Epo me të drejtë, jo më kot Luana ka vendosur këto standarte në emrin e saj dhe vlen të themi se nuk është një imazh i konsumuar e të reklamojë çdo gjë! Shumë pak postime reklamash, por kur bën vlerat nuk janë më poshtë se kaq. Ahh dhe diçka në të afterparty.al kemi mësuar Luana nuk bën qoka apo klering! Epo arsyet më lart e bëjnë të jetë më e shtrenjta në treg!/afterparty.al