WOW! Dhurata Dora bashkëpunon me këngëtarin me famë botërore, zbulohen detajet!

Dhurata Dora nuk ka ndërmend t’i ndalë bashkëpunimet ndërkombëtare!

Ylli i “Zemër” do të sjellë një projekt me këngëtarin francez me famë botërore Maitre Gims.

Lajmin e ka konfirmuar DJ i artistit, i cili ka treguar se kënga titullohet “Comete”.

Gjithashtu mësohet se ky projekt do ketë edhe një videoklip, por nuk ka ende asnjë detaj tjetër.

Kjo do të jetë hera e dytë që dy artistët bashkojnë forcat, pasi në dhjetor të 2019, ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Te quiero”.

Kujtojmë se projekti më i suksesshëm muzikor i Dhuratës është ai me Soolking, “Zemër” që ka tejkaluar shifrën e 500 milionë klikimeve në Youtube.

/Afterparty.al