Kylie Jenner nuk “i dalin” miliardat, hap një tjetër biznes!

Kylie Jenner vazhdon të cilësohet si miliarderja më e re “self-made” në botë (e bërë vetë) nga Forbes, që në vitin 2019.

Pavarësisht se 23 vjeçarja është një nga femrat më të pasura në botë, duket se paratë nuk mjaftojnq kurrë. Ndonëse ka arritur shumë në jetë dhe është ende shumë e re, thuhet se Kylie do të vazhdojë të zgjerojë më tej bizneset. Ajo ka pushtuar të gjithë tregun e make up-it, kozmetikës dhe flokëve e duket se tashmë do të përshihet në një tjetër fushë.

Sipas TMZ, Kylie dëshiron që të krijojë një markë të saj për rrobat e aksesorët plazhit me emrin “Kylie Swim” dhe “Kylie Swim by Kylie Jenner”. Koleksioni i saj do të përfshijë gjithçka duke nisur nga syzet e diellit, çantat e plazhit, rrobat e banjës, shapkat dhe peshqirët. Deri më tani, Kylie ka shitur bikini dhe rroba banje për fansat e saj, por duket se këtë ide të saj dëshiron që ta zgjerojë më tej.

Jenner ka arritur një sukses shumë të madh në të gjitha markat e saj: Kylie Cosmetics, Kylie Body, Kylie Baby dhe Kylie Hair. /Afterparty.al