Ndërkohë që yjet shqiptare po lançojnë njëri pas tjetrit hite verore, në listë është shtuar edhe një super treshe!Elgit Doda, Alban Skënderaj dhe Noizy po bashkojnë forcat për të sjellë një HIT veror.
Ka qenë producenti i dashur për publikun shqiptar ai që ka “konfirmuar” lajmin përmes një postimi në Instagram.
Pak orë më parë Elgiti ka publikuar një foto ku shihet duke matur tensionin në studion e tij muzikore, ku shkruan: “Duhet me kontrollu herë pas here tensionin këtë herë!”.
Ndërkohë ai i ka bërë Albanit dhe Noizyt. Kështu ai ka lënë të kuptohet se po vijnë me një projekt të përbashkët, detajet e të cilit mezi po presim t’i mësojmë. Megjithëse nuk kemi dyshim që do jetë hit si çdo bashkëpunim i mëparshëm i artistëve! /Afterparty.al

