Tashmë nuk ka më dyshime! Rita Ora dhe regjisori 45 vjeçar Taika Waititi janë në një lidhje romantike.
Çifti është kapur MAT duke dalë nga shtëpia e producentit të famshëm në plazhin Bondi në Sidnei. Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shijonin një shëtitje.
Sipas informacioneve, ata janë në lidhje prej më shumë se një muaji, ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney për spektaklin “The Voice”.
Kujtojmë se ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje pak kohë më parë, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”. /Afterparty.al



