Jasmina qenka një talent në muzikë! Ish-konkurrentja zbulon një pjesë të këngës së saj dhe HABIT me zërin

Pak ditë më parë, Jasmin Kadriu befasoi ndjekësit në Instagram ku foli për përfshirjen e saj në muzikë që e vogël. “Jam marr me muzikë që 5 vjeç, duhet të gjej videot që kam në festivale. Që ta ‘vërtetoj’ që nuk jam prodhim i 2021,” tha ajo në story.

Dhe duket se bukuroshja brune nuk ka humbur shumë kohë për ta vërtetuar që është një talent i vërtetë në muzikë. Ajo ka publikuar një video nga një studio ku  dëgjohet zëri i saj teksa këndon një baladë në anglisht.

Mendohet se kënga është projekti i saj muzikor që do të lançojë së shpejti. Duhet thënë se të gjithë janë befasuar nga Jasmina, pasi nuk e prisnin që të kishte zë aq të bukur.Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, ish-konkurrentja Ana Lleshi u “kryqëzua” me komente negative pasi publikoi këngën me videoklip “Deal”, të cilën publiku e cilësoi si dështim. /Afterparty.al