“Nga 6 miliardë njerëz në botë te ky shkove…”, Graciano dhe Argjira konfirmojnë lidhjen!

Tani nuk ka më vend për dyshime! Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë në një lidhje romantike dhe bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.

Lajmet që qarkullonin prej ditësh në mediat rozë çifti i ka konfirmuar sot në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, ku tema e diskutimit ishte “Sa të vërtetë janë çiftet?”.

Kur Manushi u ndal tek Argjira dhe Graciano, ata nisën të vraponin për t’u larguar nga skena. Pas kësaj, balerini ka konfirmuar romancën me bukuroshen brune duke thënë: “Aktrimin unë e kam shumë inat. Ju e dini të gjithë. Pse bëni sikur se dini?”.

Më pas Manushi ka ngacmuar Argjirën duke i thënë:”Po mirë moj Gjira nga 6 miliardë njerëz në botë te ky shkove?”, batutë e cila ka shkaktuar shumë të qeshura në studio.

Zyrtarisht showbizit shqiptar i është shtuar një çift i ri dhe dimë t’ju themi që duken shumë të bukur bashkë! /Afterparty.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)