Renee, vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës sot feston ditëlindjen e saj të gjashtë.
E për këtë ditë të veçantë prindërit e famshëm janë kujdesur që ta gëzojnë vajzën e tyre me një festë dhe një dhuratë të veçantë duke i blerë një qenushe.

Në festën e ditëlindjes së organizuar Nora Istrefi shfaqet super seksi dhe e kuruar në çdo detaj.

Këngëtarja tregoi edhe njëherë se është nga nënat më seksi të skenës shqiptare, e cila vazhdon të na befasojë çdoherë me paraqitjet e saj.

Ndryshe këngëtarja së shpejti do të vijë me një super bashkëpunim me Melinda Ademin dhe reperin Gjiko./AfterParty.al
