Ish-konkurrentja e Përputhen, Tea Trifoni është një prej emrave më të lakuar në showbizin shqiptar. Ajo është komentuar për marrëdhënien me Andin me të cilin doli nga emisioni si çift. Pak kohë më pas u kuptua se ajo ishte në një lidhje me Beartin, por edhe kjo lidhje ishte e shkurtër.
Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Dubait. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të postimeve të shumta në rrjete sociale.
Por e dini kush po e shoqëron Tean në këtë udhëtim? Geraldi, djali që pak kohë më parë në rrjet u tha se ajo ka nisur një lidhje me të, por Trifoni e mohoi duke thënë se ai është një mik i saj i vjetër.

Ish-konkurrentja ka publikuar video pranë tij në Instastory, duke bërë që aludimet e ndjekësve të lindin sërish.

Ajo ka ndarë dhe një video nga dhoma e gjumit me Geraldin.
Hmmm mos po lind diçka mes tyre?! Nuk i dihet tani ata janë vetëm miq!


