Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez “pushtuan” mediat rozë me prishjen e fejesës së tyre pak javë më parë.
Tani që gjërat mes çiftit kanë marrë fund, lojëtari i baseball duket se i ka dërguar një mesazh të koduar këngëtares përmes një postimi në Instagram.
Alex ka publikuar një foto duke darkuar me vajzat e tij, Natasha dhe Ella. “Din Din me vajzat e mia” shkruan ai.
Çfarë bie në sy është se në tavolinën e tyre ka shumë vende bosh, që më parë i zinte Jennifer së bashku me binjakët e saj, Max dhe Emme.
“Dikush mungon”, shkroi një komentues në postimin e Alex. Megjithëse vendi i JLO nuk është plotësuar, Alex duket se është i lumtur për momentin në jetën e tij familjare me të bijat. Ndaj këtë foto disa e kanë përkthyer si një mesazh që Alex i dërgon Jennifer vetëm pak ditë pas ndarjes.
Kujtojmë se aktorja këto ditë po flitet se është ribashkuar me Ben Affleck 17 vite pas ndarjes së tyre, por ende nuk kanë konfirmuar gjë zyrtarisht. /Afterparty.al

