Do të bëjnë një tjetër fëmijë?! Miriam dhe Albani zbulojnë planet

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja janë gjithashtu prindër të dy fëmijëve të bukur, Ameli dhe Duam.

Ndërkohë që artistët po shijojnë një nga periudhat më fantastike të jetës së tyre si familje e re, fansat janë kuriozë nëse ata kanë plane për të bërë një bebush të tretë.

Në një intervistë për “Express Rozë”, Miriami dhe Albani janë shprehur shumë të lumtur me jetën që kanë duke shtuar se familja e tyre nuk do të zgjerohet më tej, sepse dy fëmijë janë mjaftueshëm për çiftin.

“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, tha Miriami, ndërsa Albani shtoi me shaka:
“Jam unë fëmija i tretë se dola jashtë loje fare”. /Afterparty.al