Princ Harry plas “bombën” e radhës për familjen mbretërore: U largova për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes!

Pas intervistës së tij dhe Meghan Markle për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore, Harry ka plasur “bombën” e radhës.

Në një intervistë për Dax Shepard, ish-Princi i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror Harry tregoi se vendosi të zhvendosej në Kaliforni me familjen e tij për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes që ai ka vuajtur vetë si pjesëtarë i familjes mbretërore dhe se duhej ta ndryshonte këtë gjë për fëmijët e tij.

“Nëse unë kam përjetuar një formë dhimbjeje ose vuajtje, për shkak të dhimbjes apo vuajtjes që ndoshta babai im ose prindërit e mi kanë pasur, unë duhej të sigurohesha që ta thyeja këtë cikël, që mos të trashëgohej tek të tjerët. Ka një dhimbje gjenetike që kalohet brez pas brezi kështu që ne si prindër duhet bëjmë të pamundurën që ajo që më ka ndodhur mua të mos ndodhë tek të tjerët”, është shprehur Harry.

Ai pranoi se ka dashur të largohet nga familja që në fillim të të 20-tave të tij, për shkak të asaj që i ndodhi të ëmës. Ai ka treguar se nuk kishte planifikuar më herët për t’u zhvendosur në Amerikë, por e mori këtë vendim sepse dëshironte që të vendoste të parën familjen e shëndetin e tij mendor. /Afterparty.al