Pritjes i erdhi fundi! “Friends” rikthehet zyrtarisht në ekran.
Sot është publikuar traileri i serialit me 6 yjet e tij, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer. Ata shfaqen duke ecur krahë për krahë njëri-tjetrit nw video shoqëruar në sfond me këngën “I’ll be there for you”.
Gjithashtu është bërë publike data e transmetimit të premierës: Seria e parë do të jepet në 27 maj në “HBO Max” dhe të gjithë fansat po e presin me entuziazmin më të madh.
Ndërkohë në listën e personazheve specialë që do i bashkohen serialit përfshihen: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy Crawford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael Tyler, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon.Në lidhje me këtë rikthim reaguan edhe yjet e “Friends”, që kanë shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale trailerin e serialit. /Afterparty.al
