Machine Gun Kelly dhe Megan Fox u njohën në sheshxhirimet “Midnight in the Switchgrass” në Puerto Rico në mars të vitit të kaluar. Takimi ishte dashuri me shikim të parë dhe që prej atij momenti, ata nuk u ndanë më nga njëri-tjetri.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards” e gjithë vëmendja ishte te ta, e sidomos te këngëtari i cili mbante një varëse që përmban një pikë gjaku të së dashurës së tij, Megan. Së fundmi, në “Ellen DeGeneres Show”, ai zbuloi arsyen pse mban gjakun e aktores me vete.
31 vjeçari tha se këtë vendim e mori në fillim të marrëdhënies së tyre, kur Megan po largohej nga qyteti për shkak të punës së saj.
“Unë atëherë nuk kisha pasaportë, dhe ajo po udhëtonte për në Bullgari, kështu që unë u panikosa sepse nuk mund ta vizitoja. Disa njerëz, për shembull, i japin një shami partnerit të tyre ose çfarëdo… Ajo më dha ADN-në e saj,” shtoi Kelly, i cila tani mban varësen me vete kudo që të shkojë.
Kujtojmë se para disa muajsh, Gun Kelly, e bëri të ditur këtë gjë nëpërmjet një postimi ku shkruante: “Unë mbaj gjakun tënd rreth qafës sime“. /Afterparty.al
