Kur jeta të sjell limona, këmbeji me…

Si është ajo shprehja ‘Kur jeta të sjell limona, bëj limonatë’ ndërsa ne themi ‘Kur jeta të sjell limona këmbeji me disa aksesorë me atë ngjyrë’
E kemi fjalën për ngjyren e ndritshme të limonit, që është shfaqur si trend kryesor nga shumë brande.
Për vajzat që duan të provojnë trendin i këshillojmë t’ja nisin me vathë ose çanta dore për vetëm një pikë të vogël ngjyrash.

Ne të gjitha mund të përdorim padyshim një dozë shtesë pozitiviteti këtë sezon përmes një ngjyre të gëzueshme si e verdha.

Tani do të jetë më e lehtë se kurrë të sjellësh rrezet e diellit në veshjen tënde, falë trendit të ngjyrës së verdhë.

Madje kjo ngjyrë është parë gjatë gjithë sezonit Vjeshtë / Dimër 2021 të Javës së Modës në New York, ndaj do të kryesojë dhe në garderobën tuaj të vjeshtës.

Frymëzohuni me këto modele të lakmueshme të verdha që mund t’i shtoni në dollapin tuaj.

P.S Për vajzat që nuk do donin ta vishnin këtë ngjyrë paksa të forte, mund të zgjedhin të verdhen pastel dhe serish janë IN!