Megjithëse dielli na ka ngrohur mjaftueshëm në këto ditë të nxehta, Alban Skënderaj ka sjellë për të gjithë ne “zjarrin që na mungonte”.
“Zjarr në shpirt” quhet projekti më i ri i këngëtarit i publikuar sot. Kënga me videoklip vjen si një fllad i lehtë me melodinë që ndërthuret aq këndshëm me tekstin, siç vetëm Albani di.
Ylli i hitit “Ki mëshirë” është edhe këtë herë treguar minimalist, duke u mjaftuar me një kitarë dhe natyrën, që duket se është zgjedhja e preferuar e tij nëpër videoklipe.
Kujtojmë se projekti i fundit i Albanit është “Kush ta ndien ty aromën”, publikuar rreth 2 muaj më parë. /Afterparty.al
