Lamtumirë emisionit ikonik! Ellen DeGeneres tërhiqet pas 19 vitesh

Ellen DeGeneres ka vendosur t’i thotë lamtumirë show-t të saj ikonik pas 19 vitesh.

Producentja dhe prezantuesja e famshme konfirmoi se emisioni do mbyllet pas sezonit të tij të 19-të, pra në 2022.

Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, DeGeneres u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

DeGeneres shprehu dëshirën për të mbyllur shown e saj edhe në një intervistë të vitit 2018 me “The New York Times”. Në atë kohë, ajo shpjegoi se vëllai i saj, Vance DeGeneres, ishte kundër, ndërsa gruaja e saj, Portia de Rossi, ishte pro këtij vendimi.

Kujtojmë se gjatë pandemisë show i saj do bëhej objekt i një hetimi të brendshëm pas raporteve të shumta për sjellje të keqe e abuzuese nga producentët e emisionit. Vetë DeGeneres nuk u akuzua kurrë, por ajo iu përgjigj polemikave përmes një letre drejtuar stafit të saj korrikun e vitit të kaluar. /Afterparty.al