Një sondazh i zhvilluar me 1,000 persona në Britani ka rikthyer në qendër të vëmendjes debatet rreth stereotipeve për ngjyrën e flokëve dhe marrëdhëniet romantike.
Sipas rezultateve, 58% e të anketuarve besojnë se brunet janë partnerët më të mirë në shtrat, ndërsa vetëm 16% zgjodhën biondet. Në vendin e tretë u renditën personat me flokë të zinj (12%) dhe më pas flokëkuqtë (9%).
Sondazhi zbulon gjithashtu se 42% mendojnë se brunet janë më të gatshme të provojnë eksperienca të reja, ndërsa 47% i konsiderojnë më pasionantë dhe me dëshirë më të lartë seksuale.
Nga ana tjetër, biondet kryesojnë në një kategori më pak pozitive. 54% e pjesëmarrësve besojnë se personat me flokë biondë janë më të prirur për të tradhtuar, ndërsa brunet u renditën të dytët me 26%.
Megjithatë, anketa tregoi se për shumicën e njerëzve, sensi i humorit mbetet elementi më tërheqës te një partner, ndërsa të ardhurat financiare nuk konsiderohen vendimtare në dashuri. Edhe pse rezultatet bazohen në perceptime personale dhe jo në prova shkencore, ato tregojnë se stereotipet mbi pamjen vazhdojnë të ndikojnë në mënyrën se si njerëzit e shohin tërheqjen dhe marrëdhëniet.
