U fol për prishje të raportit mes tyre, Gjesti dhe Gimbo thyejnë heshtjen

Mungesa e daljeve të përbashkëta të Gjestit dhe DJ Gimbos gjatë kohëve të fundit kishte bërë që fansat e tyre të ngrinin dyshime për një distancim të mundshëm mes dy miqve.

Por, duket se këto zëra tashmë janë hedhur poshtë.

Dyshja ka zgjedhur t’u përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha aludimeve, duke u shfaqur sërish së bashku.

Pak para koncertit të fundit në Shëngjin, Gjesti ka ndarë në Instastory një fotografi pranë DJ Gimbos, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë pozitive.