Shakira u cilësua nga fansat si një “bukuri pa moshë” pas performancës së saj në shfaqjen e pjesës së pushimit të finales së Botërorit të dielën.
Pamja e këngëtares kolumbiane bëri që shumë njerëz në rrjetet sociale të shprehnin habinë për moshën e saj. Shumë prej tyre shkruan se nuk u besojnë syve që Shakira është 49 vjeçe, duke komplimentuar energjinë, fizikun dhe pamjen e saj rinore.
“Si mund të jetë 49 vjeçe? Duket e pabesueshme”, ishin disa nga komentet e fansave, ndërsa të tjerë e quajtën “ikonë” dhe “një grua që nuk plaket kurrë”.
Këngëtarja u shfaq në skenë me një kostum spektakolar rozë dhe të verdhë me temina, krijuar posaçërisht nga Roberto Cavalli dhe Fausto Puglisi, i zbukuruar me kristale Swarovski, që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar.
Shakira performoi këngën “Dai Dai” së bashku me Burna Boy, ndërsa në tribunë ishte edhe ish-partneri i saj, ish-futbollisti spanjoll Gerard Piqué, i cili e ndoqi spektaklin së bashku me dy djemtë e tyre.
Në rrjetet sociale nuk munguan as batutat për historinë e saj me Botërorin. Disa fansa vunë në dukje me humor se Shakira ka qenë pjesë e më shumë Botërorëve sesa vetë Piqué, duke shkruar se ajo “ka më shumë paraqitje në Botëror se ish-futbollisti”.
Shakira ka performuar në katër nga gjashtë Botërorët e fundit: në vitin 2006 me “Hips Don’t Lie”, në vitin 2010 me “Waka Waka” dhe në vitin 2014 me “La La La”, duke u kthyer tashmë në një nga figurat më të lidhura me spektaklin e futbollit.
Në moshën 49-vjeçare, ajo vazhdon të jetë një nga yjet më të komentuara në botë, duke dëshmuar se karizma dhe skena nuk kanë moshë.

