5 zakone të vogla që po ju plakim më shpejt se sa mendoni

Shumë njerëz investojnë në kremra të shtrenjtë dhe trajtime estetike për të ruajtur një pamje të re, por ekspertët thonë se disa zakone të përditshme mund të përshpejtojnë plakjen pa e kuptuar fare.

Një nga gabimet më të zakonshme është mungesa e gjumit. Gjatë natës, organizmi rigjeneron qelizat, ndërsa mungesa e pushimit ndikon në shfaqjen e rrudhave, lëkurën e zbehtë dhe humbjen e elasticitetit.

Edhe stresi kronik konsiderohet një “armiqtë” kryesorë të rinisë. Nivelet e larta të kortizolit ndikojnë jo vetëm në lëkurë, por edhe në flokë, sistemin imunitar dhe energjinë e përgjithshme.

Një tjetër faktor është konsumimi i tepërt i sheqerit. Ai favorizon një proces të quajtur glikacion, i cili dëmton kolagjenin dhe elastinën, proteinat që e mbajnë lëkurën të tendosur dhe të shëndetshme.

Mungesa e mbrojtjes nga dielli mbetet ndër shkaqet kryesore të plakjes së parakohshme. Edhe në ditët me re, rrezet UV mund të dëmtojnë lëkurën nëse nuk përdoret krem mbrojtës.

Në fund, hidratimi i pamjaftueshëm dhe qëndrimi për orë të tëra para ekranit pa pushim mund të ndikojnë në pamjen e lodhur të fytyrës dhe mirëqenien e përgjithshme.

Ndryshimi i këtyre zakoneve nuk garanton mrekulli brenda natës, por me kalimin e kohës mund të bëjë një diferencë të dukshme në shëndet dhe pamje.