Po Patrisi? Tuna na tregon momentin kur ajo dhe Tian zbuluan gjininë e Zenit!

Tuna u bë nënë për herë për dytë me ardhjen në jetë të djalit të saj Zen.

Fansat nuk dinin asgjë për shtatzëninë e këngëtares prandaj dhe lajmi erdhi si surprizë për ta kur 35 vjeçarja ndau foto në Instagram nga momenti i lindjes.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna përkrah fotove.

Ndërkohë ditën e sotme ajo ka publikuar një video nga koha kur ne nuk dinim asgjë se ajo ishte në pritje të ëmbël. Këngëtarja ka organizuar një festë gjigante me njerëz të afërt e mikesha të saj për të zbuluar gjininë e fëmijës që priste. Në video ajo shfaqet përkrah djalit të saj, Tianit, duke pritur me padurim për të zbuluar gjininë e bebushit. Një avion që fluturonte në qiell ka zbuluar më pas se ajo do të bëhej sërish nënë e një djali. Në video Tuna shfaqet shumë e lumtur pas zbulimit të gjinisë.

Po Patrisi? Muzikanti nuk u shfaq në këtë video por sigurisht na prezantoi me djalin e tij përmes një instastory.

“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, postim të cilin shoqëroi me emoji zemër.