U përfolën për lidhje, Don Xhoni zbulon çfarë raporti ka me Loredanën

Gjatë një intervitste për Prive, Don Xhoni u pyet për një temë që kishte të bënte me ish-banoren e “BBVA_-së Loredana Brati.

Duke parë që shumë fytyra publike u bënë pjesë e videos në makinë, ai u pyet se pse nuk pati një video të tillë edhe me Lorin.

“Lori është shumë mirë, shumë ‘nice’. Kam shumë respekt për të. Raporti sot me të është shumë i mirë, është shumë vajzë e mirë dhe ia uroj të gjitha të mirat”, u shpreh reperi, duke treguar se mes tyre ka mbetur një miqësi e pastër.

Kujtojmë se Don Xhoni dhe Loredana ishin kryefjala e mediave rozë gjatë verës që lamë pas. Dyshja u përfol gjerësisht për një afrimitet të mundshëm që shkonte përtej shoqërisë.

Ngacmimet dhe komentet e shpeshta me njëri-tjetrin në Instagram, të ndjekura nga një video e përbashkët që qarkulloi me shpejtësi në rrjet, ndezën menjëherë dyshimet e fansave. Megjithatë, siç konfirmohet edhe nga deklarata e fundit e artistit, gjithçka duket se ka mbetur vetëm në kuadrin e thashethemeve dhe respektit reciprok.