JLO dhe Ben Affleck janë rikthyer bashkë? Përgjigjet miku i tyre më i mirë

Lajmi se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u rikthyen sërish bashkë pas 17 vitesh ishte dje kryefjala e showbizit botëror.

Aludimet u shtuan pasi dyshja u pa duke udhëtuar drejt Yellowstone Club në Montana, ku thuhet se pushuan bashkë për rreth 1 javë.

Ndërkohë që JLO dhe Ben nuk kanë konfirmuar ende asgjë, miku i tyre më i mirë, Matt Damon, ka folur për herë të parë por nuk ka thënë “asgjë” duke i qëndruar besnik deri në fund dyshes!

“Nuk ka mjaftueshëm pije alkoolike në botë që të më bëj të them diçka për këtë gjë”, është shprehur ai për “Today”, duke shtuar se është hera e parë që e dëgjon se J.Lo dhe Ben ka pushuar bashkë.

“Është një histori shumë e bukur. Shpresoj të jetë e vërtetë. I dua të dy. Kjo do të ishte e mrekullueshme,”vazhdoi aktori. /Afterparty.al