Lotina konfirmon shtatzëninë, publikon fotografi me barkun e rrumbullakosur pranë Mozzikut

Lotina Haziri ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël. Ajo ka ndarë në Instagram një set fotografish ku shfaqet pranë partnerit të saj, reperit Mozzik, ndërsa barku i rrumbullakosur zbulon se çifti do të bëhen prindër.

Krahas fotove, Lotina shkroi: “ “E fsheha djalin tim nga bota për gjashtë muaj, ndërkohë që isha çdo ditë drejtpërdrejt në televizion. Cila është superfuqia juaj?” duke treguar se e mbajti të fshehtë pritjen e ëmbël.