Ajo njihet si një nga figurat më të famshme të rrjeteve sociale, por suksesi i Kylie Jenner nuk lidhet vetëm me famën. Në vitin 2015, ajo investoi rreth 250 mijë dollarë nga kursimet e saj për të krijuar linjën e parë të produkteve të bukurisë, Kylie Cosmetics.
Produkti i parë, “Lip Kit”, u shit brenda pak minutash, duke shënuar fillimin e një biznesi që u kthye në një fenomen global. Vite më vonë, Jenner shiti 51% të kompanisë së saj për 600 milionë dollarë, duke e bërë markën një nga emrat më të njohur në industrinë e kozmetikës.
Historia e Kylie Jenner konsiderohet si një nga shembujt më të spikatur të mënyrës se si ndikimi në rrjetet sociale mund të shndërrohet në një biznes shumë të suksesshëm.
