Disa njerëz e kanë të lehtë të planifikojnë buxhetin dhe të kursejnë, ndërsa të tjerë nuk i rezistojnë dot tundimit për të bërë blerje. Sipas astrologëve, disa shenja të horoskopit kanë prirje të jenë më dorëlëshuara dhe shpesh shpenzojnë më shumë sesa duhet.
Dashi
Impulsiv dhe i apasionuar pas eksperiencave të reja, Dashi nuk mendon dy herë para se të blejë diçka që i pëlqen. Për ta, paratë janë bërë për t’u shijuar dhe jo për t’u mbajtur në bankë.
Gaforrja
Edhe pse zakonisht tregohet e kujdesshme me financat, Gaforrja nuk kursen kur bëhet fjalë për familjen, shtëpinë apo njerëzit që do. Shpesh shpenzon për të krijuar rehati dhe për të bërë të lumtur të afërmit.
Luani
Luani pëlqen luksin, markat e njohura dhe gjithçka që e bën të ndihet i veçantë. Atij i pëlqen të investojë në pamjen dhe stilin e jetesës, edhe nëse kjo nënkupton shpenzime të konsiderueshme.
Peshorja
Me një shije të rafinuar për modën, bukurinë dhe dekorin, Peshorja e ka të vështirë t’u rezistojë blerjeve. Ajo është e gatshme të paguajë më shumë për produkte cilësore dhe elegante.
Akrepi
Edhe pse di të menaxhojë paratë, Akrepi nuk kursehet kur dëshiron diçka. Kur bindet se një blerje ia vlen, nuk heziton të shpenzojë, sidomos për gjëra që i sjellin kënaqësi ose i konsideron investim.
Sigurisht, astrologjia mbetet një formë argëtimi dhe mënyra se si secili menaxhon financat ndikohet më shumë nga zakonet personale sesa nga shenja e horoskopit. (Shqiptarja)
