Angelina Jolie habit me deklaratën: Ja çfarë ka ndodhur në jetën e saj sentimentale pas Brad Pitt

Angelina Jolie ka zbuluar se nuk ka pasur asnjë lidhje romantike që nga ndarja me Brad Pitt, duke theksuar se prej gati një dekade ka zgjedhur të mos dalë me askënd.

Aktorja fituese e çmimit Oscar është shprehur se nuk ka qenë në kërkim të partnerit të duhur dhe se fokusi i saj kryesor gjatë këtyre viteve ka qenë familja, fëmijët dhe projektet profesionale.

Pas divorcit të shumëpërfolur me Brad Pitt, jeta private e Jolie ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, megjithatë ajo ka preferuar ta mbajë larg mediave dhe spekulimeve.

Deklarata e saj vjen si një surprizë për fansat, pasi për vite me radhë emri i saj është përfolur në media për romanca të ndryshme, të cilat rezulton se nuk kanë qenë të vërteta.