Së fundmi është zbuluar edhe një rregull që Taylor dhe Trevis kanë vendosur për të ftuarit në dasmën e tyre.
Zbulimi u bë nga miku i ngushtë i atletit dhe lojtari i San Francisco 49ers, George Kittle, i cili konfirmoi se çifti u ka kërkuar atyre që marrin pjesë në ceremoni të mos ofrojnë dhurata.
“Na thanë shumë qartë: asnjë dhuratë,” tha Kittle për Extra TV gjatë eventit “Tight Ends and Friends” në Nashville.
Sigurisht, ai pranoi se po mendonte ta injoronte kërkesën e tyre.
“Travis, për ndonjë arsye, i pëlqen shumë monedhat e vjetra, kështu që ndoshta do t’i blej një monedhë të rrallë”.
