Luana Vjollca është fotografuar së fundmi nga fotografi i njohur Scopeshotsfilms në Mayfair, Londër, duke tërhequr menjëherë vëmendjen me paraqitjen e saj.
Ajo shfaqet me veshje nga brandi i saj “LULU by Luana”, një set ngjyrë kafe i ngjitur pas trupit, i përbërë nga streçe dhe body, që theksojnë në mënyrë perfekte linjat e saj.
Fotografitë e realizuara janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke marrë shumë reagime dhe komente pozitive nga fansat.








