Deklarata e A$AP Rocky ndez rrjetin: Fansat shpërthejnë në kritika

Një deklaratë e reperit amerikan A$AP Rocky gjatë një koncerti në Phoenix ka ndezur polemika në rrjetet sociale. Teksa bashkëbisedonte me publikun, ai bëri një koment me përmbajtje seksuale, duke thënë se ishte mirë që shumë prej të pranishmeve nuk e kishin njohur kur ishte ende beqar, pasi sipas tij “do t’u kishte bërë seks të çmendur”.

Edhe pse në sallë deklarata u prit me të qeshura dhe brohoritje, në rrjetet sociale reagimet ishin krejt ndryshe. Shumë përdorues e cilësuan komentin të papërshtatshëm dhe mungesë respekti, ndërsa nuk munguan as ata që i kërkuan partneres së tij, Rihanna, të distancohej prej tij.

Nga ana tjetër, pati edhe fansa që e mbrojtën reperin, duke argumentuar se deklarata ishte pjesë e humorit skenik dhe se ishte interpretuar jashtë kontekstit. Deri më tani, Rihanna nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me këtë situatë.