Pse nuk duhet ta vendosni kurrë çantën në dysheme? Ja arsyeja që shkon përtej besëtytnive

Shumë njerëz e kanë zakon ta vendosin çantën në dysheme pa menduar dy herë, por ekspertët e modës dhe higjienës këshillojnë të bëni kujdes me këtë veprim të thjeshtë.

Sipas tyre, dyshemeja është një nga sipërfaqet më të ekspozuara ndaj papastërtive dhe baktereve, sidomos në vende publike si kafene, restorante apo transport publik. Kur çanta vendoset aty, ajo mund të marrë lehtësisht mikrobe që më pas transferohen në duar dhe sende personale.

Përveç aspektit higjienik, edhe vetë çanta dëmtohet me kalimin e kohës. Fërkimi me sipërfaqe të ashpra shkakton gërvishtje, njolla dhe konsumim të materialit, duke e bërë të humbasë më shpejt formën dhe pamjen e saj elegante.

Pikërisht për këto arsye, stilistët këshillojnë që çanta të vendoset gjithmonë në një sipërfaqe të pastër ose të varur, si mënyra më e mirë për ta mbajtur si të re dhe higjienike për më gjatë.