Lëkura po ju jep këto 3 sinjale? Ndoshta është koha të ndryshoni rutinën e kujdesi

Shumë prej nesh krijojnë një rutinë për kujdesin e lëkurës dhe i qëndrojnë besnikë për vite me radhë. Por ekspertët thonë se nevojat e lëkurës ndryshojnë me kalimin e kohës dhe produktet që dikur funksiononin mund të mos jenë më zgjedhja e duhur.

Nuk po shihni më rezultate
Nëse papritur vëreni puçrra, yndyrë të tepërt, tharje ose humbje të shkëlqimit natyral të lëkurës, kjo mund të jetë një shenjë se produktet që përdorni nuk po i përgjigjen më nevojave tuaja.

Ka ndryshuar stina
Lëkura reagon ndryshe në verë dhe në dimër. Produktet e rënda dhe shumë hidratuese që funksionojnë në muajt e ftohtë mund të mos jenë ideale gjatë verës. Specialistët rekomandojnë përshtatjen e rutinës sipas stinës dhe përdorimin e kremit mbrojtës ndaj diellit gjatë gjithë vitit.

Lëkura juaj ka ndryshuar me kalimin e viteve
Me moshën, lëkura mund të bëhet më e thatë, më e ndjeshme ose më e prirur ndaj irritimeve. Në këto raste, mund të jetë koha të zgjidhni produkte me formulime dhe përbërës më të përshtatshëm për nevojat aktuale të saj.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu të kontrolloni datat e skadencës së produkteve, pasi efektiviteti i tyre mund të ulet me kalimin e kohës. Në fund të fundit, lëkura juaj ju jep sinjale – mjafton t’i dëgjoni.