Edhe pse sot takat e larta lidhen kryesisht me modën e grave, ato fillimisht janë përdorur nga burrat. Historianët tregojnë se në shekullin e 10-të, kalorësit persianë mbanin këpucë me taka për të pasur më shumë qëndrueshmëri gjatë hipjes në kalë.
Më vonë, në Evropën e shekujve XVII dhe XVIII, takat u bënë simbol statusi për burrat e aristokracisë, përfshirë edhe mbretin francez Louis XIV, i cili ishte i njohur për preferencën e tij ndaj takave të kuqe.
Vetëm me kalimin e kohës, këto këpucë u adoptuan nga moda femërore dhe u shndërruan në një nga elementët më të njohur të elegancës. Sot, historia e takave të larta mbetet një nga kuriozitetet më interesante të botës së fashion-it.
