Një nga trendet më të fundit në botën e modës janë “bag charms” – varëse të vogla, lodra mini, ose aksesorë dekorativë që vendosen në çanta luksoze për t’i bërë më personale dhe unike.
Ky trend po shihet kudo në rrugët e Parisit dhe Milanos, ku çantat e thjeshta Hermès, Prada apo Louis Vuitton kombinohen me detaje shumë playful si figurina, çelësa dekorativë dhe madje edhe lodra pelushi.
Edhe Jennifer Lopez është parë duke përdorur çanta të dekoruara me charms, duke e kthyer këtë trend nga “cute detail” në statement të vërtetë mode.
Ekspertët thonë se ky trend është një mënyrë e re për të treguar personalitetin në një botë ku moda e luksit shpesh duket shumë uniforme.
