Pse butonat e këmishave të grave dhe burrave janë në anë të ndryshme? Ja historia që fshihet pas këtij detaji

Një detaj i vogël që shumë njerëz nuk e vënë re është se këmishat e burrave kanë butonat në anën e djathtë, ndërsa ato të grave në të majtën.

Sipas historianëve të modës, kjo traditë daton që nga shekujt e kaluar, kur gratë e pasura visheshin nga shërbëtoret e tyre.

Vendosja e butonave në të majtë e bënte më të lehtë për personin që i ndihmonte të vishej. Ndërkohë, burrat zakonisht visheshin vetë, ndaj butonat u vendosën në të djathtë, duke u përshtatur me faktin se shumica ishin djathtakë.

Edhe pse sot kjo diferencë nuk ka më një funksion praktik, shumë marka vazhdojnë ta ruajnë këtë traditë, duke e bërë atë një nga “sekretet” më interesante të botës së modës.