Angelina Jolie nuk është më single?! Detajet që i thanë “të gjitha”…

Që pas ndarjes nga Brad Pitt në 2016, Angelina Jolie nuk është parë me asnjë partner të ri. Ylli i Hollywood ka folur më shumë për këtë temë në një intervistë për “E! News”.

Aktorja tha: “Kam një listë të gjatë. Kam qenë e vetme për një kohë. Unë kam gjashtë fëmijë. Sigurisht, kur zgjohem në mëngjes unë shikoj nëse fëmijët e mi janë në rregull!”

Me këtë deklaratë Angelina na la të kuptojmë se ndoshta aludimet që ajo mund të ketë nisur një romancë të re me muzikantin amerikan të njohur si DJ Diplo, mund të jenë të vërteta.

Një burim tha se dyshja është parë së fundmi në një takim në Los Angeles. Për më tepër, spekulimet u forcuan nga DJ, i cili publikoi fotografi dhe në këto imazhe shihej edhe Angelina. U tha gjithashtu se aktorja ua ka prezantuar DJ gjashtë fëmijëve të saj, të cilën kanë raporte të mira me Diplo. /Afterparty.al