Ed Sheeran tërhiqet nga muzika, artisti zbulon arsyen pse

Këngëtari i njohur britanik Ed Sheeran ka lënë të kuptohet se pas përfundimit të turneut të tij aktual mund të bëjë një shkëputje të përkohshme nga muzika, për t’i kushtuar më shumë kohë familjes.

Gjatë koncertit të parë të turneut të Amerikës së Veriut, të mbajtur në Arizona, artisti iu drejtua fansave me një mesazh emocionues, duke treguar se mund të mos rikthehet në skenë për një periudhë të caktuar.

“Kjo do të jetë hera e fundit që jam këtu për një kohë. Mund të bëj një pushim kur të mbarojë turneu dhe të jem baba për një kohë. Nëse nuk ju shoh për një kohë, ju dua dhe ju falënderoj që erdhët.”, tha këngëtari.

Ed Sheeran është i martuar me Cherry Seaborn që prej vitit 2019 dhe çifti janë prindër të dy fëmijëve. Këngëtari ka folur shpesh për rëndësinë që ka familja në jetën e tij dhe dëshirën për të kaluar më shumë kohë pranë të dashurve të tij.