Debati i vjetër, përgjigjja e re: Kush tradhton më shumë?

Tradhtia mbetet një nga temat më të diskutuara në marrëdhënie dhe statistikat e fundit kanë hapur sërish debat. Sipas të dhënave të publikuara nga studime të ndryshme ndërkombëtare, meshkujt rezultojnë të tradhtojnë më shpesh se femrat, megjithëse diferenca mes gjinive duket se po ngushtohet vitet e fundit.

Ekspertët theksojnë se arsyet që çojnë drejt tradhtisë janë të ndryshme: nga pakënaqësitë emocionale dhe mungesa e komunikimit, deri te kërkimi i eksperiencave të reja apo rutina në çift. Ndërkohë, një pjesë e mirë e të anketuarve kanë pranuar se tradhtia nuk lidhet gjithmonë me mungesën e dashurisë ndaj partnerit.

Megjithatë, pavarësisht shifrave, specialistët kujtojnë se besnikëria dhe tradhtia janë zgjedhje individuale dhe nuk mund të përcaktohen vetëm nga gjinia.