Një nga trendet më të forta të viteve të fundit në modë është “quiet luxury” – një stil që nuk bën zhurmë, por kushton shumë.
Në vend të logove të mëdha dhe të dukshme, markat e luksit po fokusohen te dizajne minimale, ngjyra neutrale dhe cilësi shumë e lartë materialesh. Brendet si The Row dhe Bottega Veneta janë kthyer në simbol të këtij estetiku.
Ideja është e thjeshtë: njerëzit e pasur nuk duan më të “duken”, por të “dihen”.
Ky trend u forcua edhe nga seriale si Succession, ku personazhet vishen me rroba shumë të thjeshta, por super të shtrenjta.
Në fund, “quiet luxury” nuk është thjesht stil – është një mënyrë e re për të treguar statusin pa e thënë me zë të lartë.
