Dua Lipa i dha fund beqarisë në fshehtësi të plotë teksa me 31 maj kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, aktorin Callum Turner, në një ceremoni tejet private në Londër. Por, duket se festa e vërtetë ende nuk ka nisur.
Ashtu siç po flasin mediat italiane, një mega-festë dasme do të ndezë Sicilinë. Eventi do të zhvillohet në ambientet magjepsëse të Villa Valguarnera, ku pritet të mblidhet një pjesë e Hollivudit dhe industrisë muzikore botërore.
Ndonëse gjithçka po mbahet hermetike, raportimet e fundit flasin për një listë të ftuarish dhe performuesish që përfshin emra ikonikë si Elton John, Charli XCX dhe figura kyçe të modës globale.
Pavarësisht sekreteve të shumta rreth kësaj ngjarjeje, një detaj është i sigurt. Në këtë organizim, nuk do të mungojë asesi atmosfera shqiptare. Burime të sigurta kanë bërë të ditur për se në dasmën e Duas do të performojë artisti Sinan Vllasaliu.
