Një lajm i bukur vjen nga Sara Gjordeni dhe Bardhi. Çifti ka ndarë me ndjekësit emocionin e madh se familja e tyre do të zgjerohet, duke konfirmuar se janë në pritje të fëmijës së dytë. Lajmin e ëmbël ata e zbuluan përmes një postimi shumë emocionues në Instagram, ku shfaqet një eko e bebit të tyre.
“Familja jonë e vogël po bëhet e madhe”, shkruan Sara krahas postimit, duke ndarë kështu lumturinë me ndjekësit e saj.

